Kalemaj: Me rëndësi për shqiptarët zgjedhja e Rubios Sekretar Shteti. E ka quajtur spastrim etnik luftën në Kosovë

Kalemaj: Me rëndësi për shqiptarët zgjedhja e Rubios Sekretar Shteti. E ka quajtur spastrim etnik luftën në Kosovë

Politologu Ilir Kalemaj e konsideron një lajm të rëndësishëm për Shqipërinë dhe Kosovën zgjedhjen e Marco Rubios si Sekretar të Shtetit në SHBA, dhe jo të kandidatëve të tjerë si Grenell. Kaemaj vë në dukje se Rubio e ka konsideruar spastrim etnik luftën e kryer nga Millosheviçi në Kosovë, duke theksuar se NATO parandaloi gjenocidin. Po ashtu ai ka njohje të mirë për Ballkanin Perëndimor për shkak të përvojës së gjatë në Kongres si senator. 

Është shumë e rëndësishme zgjedhja e Rubios për Shqipëri dhe jo e Grenellin. Sepse Grenell ka qenë personi që ka negociuar edhe me administratën e Vuçiçit dhe Ramës, ka lehtësuar apo ka qenë propozuesi për planet e Kushnerit për Sazanin dhe Zvërnecit, dhe në Serbi për ish-goditën e shtabit të përgjithshëm në Beograd. Rubio njihet për shprehje të forta në lidhje me Kinën, ku tha se ka vetëm një rrezik gjeopolitik në shekullin 21 që është Kina, dhe për këtë arsye është non grata në Kinë. Ai e ka quajtur spastrim etnik atë të bërë nga Millosheviçi në Kosovë, dhe si ndërhyrja e NATO-s ka parandaluar një gjenocid, shumë e rëndësishme për shqiptarët që të vijë një Sekretar Shteti me përvojë të gjatë në politikën e jashtme. Ka njohje për Ballkanin Perëndimor për shkak të eksperiencës jetëgjatë në Kongresin Amerikan si senator, ku ka mbuluar këto çështje. Kemi një tjetër skifter si këshilltar të sigurisë kombëtare nga beretat e gjelbra,  me përvojë në Afganistan”.

Kalemaj komentoi edhe deklaratat e Musk mbi vendimin e gjyqtarëve italianë për emigrantët që do të akomoheshin në Shqipëri. 

Elon Musk, që në SHBA e quajnë nr.2 të Trump dhe kanë krijuar një binom shumë të fuqishëm, njeriu më i pasur sot në botë, me kompanitë më të forta në botë, ky ka bërë një deklaratë që lidhet normalisht me Shqipërinë, sepse afekton nëse do kemi kamp në Gjadër apo jo. Të gjitha mediat në Itali janë marrë me këtë çështje, ne s’merremi. Ai thoshte që duhet të futen në burg gjyqtarët dhe prokurorët. Ai ka një afinitet me Melonin”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy