Çështja e detit dhe marrëdhëniet mes dy vendeve/ Ministrja Xhaçka sot në Athinë

Çështja e detit dhe marrëdhëniet mes dy vendeve/ Ministrja Xhaçka sot në Athinë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Greqi, të premten, më 2 dhjetor 2022, me ftesë të homologut të saj, ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

MEPJ njoftoi se, bisedimet dypalëshe do të zhvillohen rreth orës 08:00, ndërsa dy ministrat e Jashtëm janë parashikuar të kenë edhe një takim kokë më kokë.

Bisedimet pritet të fokusohen në marrëdhëniet shqiptaro- greke në të gjitha fushat, si dhe në çështjet me interes në Evropë dhe rajon, duke përfshirë zhvillimet në Ukrainë pas pushtimit rus, situatën në Mesdheun Lindor dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Të premten pasdite ministrja Xhaçka do të udhëtojë drejt Italisë për të qenë pjesë e Dialogut të Dytë Mesdhetar për krizën ushqimore, e ftuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy