Nënkryetari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit, Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV mbrëmjen e sotme i pyetur shpesh herë nga gazetari Ylli Rakipi për aktin e shkelur nga Ilir Meta i është shmangur përgjigjes duke deklaruar se vota është e fshehtë dhe se atë do ta deklaroj atë në 9 qershor.
Ndër të tjera ai theksoi se kanë thirrur dy ekspertë të cilët kanë hartuar një raport ku veprimet e Presidentit Meta përbëjnë shkelje kushtetuese.
Më duhen 3 sekonda për të vendosur nëse duhet apo të shkarkohet Ilir Meta. Këtë do ta tregoj në 9 qershor pasi të votoj sepse vota është e fshehtë. Në detaje kemi thirrur dy ekspertë të cilët kanë artikuluar me shkrim një raport që thotë se në të gjitha veprimet e residentit përbëjnë shkelje kushtetuese. Tani ngelet për të parë kilogramët e shkeljes. Secili e mat me kandarin e vet.
Gjatë fjalës së tij ka ndërhyrë analisti dhe gazetari Artuir Zheji i cili deklaratat e Murrizit i përmblodhi me shprehjen se “Keni votuar ujkun dhe jo gjurmën”.
“Votimin e hapur për shkarkimin e Metës e keni bërë. Keni votuar ujkun dhe jo gjurmën. Kur konsulenti mendon subjektivisht që shkelja është e rëndë quhet. Ky është një këndvështrim tha Murrizi. Dashin do e bëjnë viç këta”, tha Zheji.



