Xhafaj: Falë punës së policisë organizatat kriminale kanë humbur qetësinë dhe komoditetin e të bërit të biznesit

Xhafaj: Falë punës së policisë organizatat kriminale kanë humbur qetësinë dhe komoditetin e të bërit të biznesit

Me rastin e ditës së Dëshmorëve të Atdheut, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ishte i pranishëm sot në Akademinë e Sigurisë së Policisë së Shtetit.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se procesi i Vetingut në Policinë e Shtetit dhe Gardën të jetë një proces i paanshëm, objektiv dhe i barabartë, por dhe mirëkuptues me vështirësitë e të djeshmes sidomos me punonjësit e thjeshtë. 

"Vettingu është e vetmja rrugë që shumica dërrmuese e kësaj trupe të çmuar, e cila ka shkëlqyer me cilësitë dhe meritat e jashtëzakonshme, të ndahet me vendosmëri nga ata që me veprimet e tyre të paligjshme e kanë njollosur uniformën, veprimtarinë dhe misionin e Policisë. Kam besim se Vettingu vetëm do ta përforcojë këtë bindje, duke rritur besimin brenda radhëve të saj dhe duke e konsoliduar këte besim tek qytetarët. Një organizatë policie e qëndrueshme përballë fenomeneve negative si paaftësia, korrupsioni apo lidhjet e mirëfillta me krimin, përbën një garanci për të sotmen dhe të ardhmen e rendit, qetësisë dhe sigurisë në atdheun tone te dashur", tha Xhafaj.

Duke folur për 222 policët e rënë në krye të detyrës, ministri tha se ndonjëherë fenomenet kriminale mposhten duke dhënë edhe jetën. Xhafaj deklaroi se është plotësisht meritë e punës dhe e angazhimit të tyre serioz dhe profesional që statistikat zyrtare të kriminalitetit për vitin 2017 dhe 4 mujorin e parë të këtij viti janë shumë të suksesshme, në shumë tregues ndër më të mirat në 20 vite dhe në një trend krahasues europian.

"Është pa asnjë dyshim meritë e punës dhe e sakrificës së strukturave të Policisë, që sot Shqipëria përfundimisht është një vend jashtë hartës së vendeve ku mbillet e kultivohet kanabis. Është një vend ku organizatat kriminale kanë humbur qetësinë dhe komoditetin e të bërit të biznesit të tyre kriminal në vend. Në sajë të punës dhe të angazhimit të këtyre punonjësve sot Shqipëria është një vend ku ai që bënë një krim jo vetëm identifikohet, por edhe ndalohet edhe arrestohet thuajse menjëherë pas kryerjes së veprës kriminale", tha ministri.

Gjatë fjalës së tij, Xhafaj theksoi se Policia e Shtetit ofron sot më shumë qetësi dhe siguri për qytetarët, duke e bërë këtë tërësisht në përputhje me ligjin dhe në respekt të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe jo në stilin e standardeve të sherifave të perëndimit të largët të shekujve të kaluar.

Në fund të fjalës së tij theksoi se do të mbështes dhe inkurajoj në luftën e pa kompromis me krimin dhe në përballje me paligjshmërinë.

 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy