
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar në Facebook pas artikullit të AFP, ku përmendej çështja e prodhimit dhe trafikut të drogës në Shqipëri. Petrit Vasili shprehet se krimi i organizuar dhe pushteti i kryeministrit janë bërë njësh me njeri-tjetrin. Sipas Vasilit, kjo qeveri sheh vetëm ERTV, njëlloj si Iraku i Sadam Huseinit që fliste me gjuhen e Ali Kimikut, ministrit propagandës.
Statusi i Petrit Vasilit:
AFP foli, Ali Kimiku-kryeminister i Shqiperise nuk degjon nga veshet.
AFP-Agjensia France Press thote qarte se droga po minon integrimin europian te Shqiperise.
Droga, krimi i organizuar dhe pushteti i kryeministrit jane bere njesh me njeri tjetrin.
Kete e thote e gjithe media me autoritare e botes.
Po kjo qeveri sheh vetem ERTV, njelloj si Iraku i Sadam Huseinit, qe fliste me gjuhen e Ali Kimikut ministrit te propagandes, qe thoshte se Sadami po fitonte luften nderkohe qe ushtaret clirimtare amerikane po e arrestonin.
Ne e kemi Ali Kimikun tone ai eshte kryeministri dhe ERTV.
AFP megjithese ka nje autoritet boteror te jashtezakonshem po rrezikon shume qe Ali Kimiku -kryeminister i kazanit te droges, ta shpalle edhe AFP si media kazani.



