Nurellari: Humbja e Vetëvendosjes reflektoi pakënaqësitë për Albin Kurtin

Nurellari: Humbja e Vetëvendosjes reflektoi pakënaqësitë për Albin Kurtin

Humbja e Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale sipas politologut Ardi Nurellari reflektoi pakënaqësitë për Albin Kurtin. Nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV Nurellari tha se Kurti pas ardhjes në pushtet shumëfishoi arrogancën dhe i cilësoi votat si personale. Por për humbjen e tij siç u shpreh Nurellari kanë ndikuar gafat, zhgënjimet, aferat dhe skandalet gjatë periudhës së qëndrimit në pushtet.

“Shumë njerëz menduan ta provojë dhe ky, e provuan dhe mbreti doli lakuriq. Pas fitores Kurti e shumëfishoi arrogancën e tij duke thënë se listë më të mirë se e tij me Glauk Konjufcën dhe Vjosa Osmanin s’ka për të pasur Kosova. E priti me arrogancë dhe nuk e di nëse ka vënë mend nga kjo gjë. Kurti edhe votat i mori personale. Pastaj gafat, zhgënjimet, aferat, skandalet që e kanë shoqëruar dhe keqqeverisja në nivel lokal që është i karakterizuar nga zhgënjime dhe opozita nuk ndenji duarkryq por ndërmori reforma për qytetarët”, tha Nurellari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy