Kush është 36-vjeçari që shkelmoi derën në selinë e Partisë Demokratike

Kush është 36-vjeçari që shkelmoi derën në selinë e Partisë Demokratike

Detaje të reja dalin nga incidenti i ndodhur mesditën e sotme në Partinë Demokratike, ku ish-Kryeministri Sali Berisha me mbështetës të tij u futën në ambientet e selisë blu.

Një nga militantët që shoqëronte Berishën në ambientet e PD-së, nuk nguroi të shkallmonte një nga dyert e selisë duke e dëmtuar atë thuajse plotësisht.

Teksa ky moment është bërë viral në mediat online por jo vetëm, është bërë edhe identifikimi i personit që shkelmonte derën. Ai dyshohet se është shtetasi Fation Dautaj, preson me precedent kriminal. Kohë më parë, 36-vjeçari është cilësuar si person i rrezikshëm në Britani.

Sipas Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) ai është cilësuar person i aftë për dhunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave.

Fatjon dauti

Sipas mediave britanike Dauitaj është një gangster, “pa gjurmë financiare” në Mbretërinë e Bashkuar që ka një “Piano Bar” në Shqipëri. Ai u bë qytetar i përhershëm në gusht 2017, por “Home Office” e revokoi atë në shtator të 2019-ës, bazuar në inteligjencën nga NCA, e cila po hetonte rrjetin e tij, por nuk kishte qenë në gjendje ta akuzonte atë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy