Paqartësi për marrëveshjen/ Opozita parlamentare, e ndarë për “5 qershorin”

Paqartësi për marrëveshjen/ Opozita parlamentare, e ndarë për “5 qershorin”

Paqartësi për marrëveshjen e arritur mes PS-së dhe opozitës parlamentare lidhur me reformën zgjedhore. Edhe pse u firmos nga krerët e grupeve parlamentare, Taulant Balla, Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Nimet Musai, marrëveshja politike në tërësi i ndau këta të fundit pasi dolën nga selia e Kuvendit. Përfaqësuesit e opozitës parlamentare thanë se kanë rënë dakord për hapjen e listave, por kanë qëndrime individuale për votimin e marrëveshjes së 5 qershorit në seancën e radhës.

Nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi, në cilësinë e kreut të grupit parlamentar demokrat, tha se është kundër pikës 1 të marrëveshjes së 5 qershorit. Ai u shpreh para mediave se ka rënë dakord vetëm për hapjen e listave.

Shiheni marrëveshjen. Murrizi ka firmosur për listat e hapura. Jemi kundër pikës 1, nuk votojmë marrëveshje jashtinstitucionale”, tha Murrizi.

Ndërkohë, Nimet Musai tha se sot po hapet rruga e vendit drejt BE.

"Kemi dhënë atë që duhet, ndryshim jo në kurriz të qytetarëve, por të gjithë së bashku me të gjitha forcat politike të vendit, i kemi hapur rrugën drejt BE. Kemi arritur listat e hapura për qytetarët. Ne e kemi miratuar marrëveshjen”, tha ai.

Ndërsa Edmond Stojku tha se do të votojë për marrëveshjen e 5 qershorit dhe për listat e hapura.

Ky është një proces i një rruge të gjatë. Do të jemi të detyruar që në 23 do të kemi votimin me 84 vota dhe në 30 do të kemi votimin me 93 vota për ndryshimet kushtetuese. Ne jemi një opozitë parlamentare. Lista e firmosur është nga 25 deputetë të 3 grupeve parlamentare. Dhe 4 nga këto janë nga deputetë të pavarur. Në këto çaste që flasim, secili kryetar mban përgjegjësinë e vet dhe deklaron mendimin e grupit. Zoti Murriz ka marrë dakordësi për 2 pikat e para. Vota nuk është kolektive, nuk jemi tutor dhe as menaxher. Në përgjegjësi me shumicë votash kemi rënë dakord që të votojmë për marrëveshjen e 5 qershorit", tha ai. 

Marrëveshja e plotë e arritur mes PS dhe opozitës parlamentare

MARRËVESHJE POLITIKE PËR  “REFORMËN ZGJEDHORE”

Në Tiranë, në datë 21 Korrik 2020, palët e mëposhtme:

Pakica Parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, e përbërë nga:

i)                    Grupi Demokrat, përfaqësuar nga Z. Myslim Murrizi, në cilësinë e Kryetarit të Grupit;

ii)                  Grupi Demokraci dhe Drejtësi, përfaqësuar nga Z. Edmond Stojku në cilësinë e Kryetarit të Grupit;

iii)                Grupi i Pavarur, përfaqësuar nga Z. Nimet Musai, në cilësinë e Kryetarit të Grupit,

dhe

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, në cilësinë e Shumicës Parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari i Grupit, Z. Taulant Balla,

Duke marrë në konsideratë dhe duke vlerësuar si shumë të rëndësishëm për forcimin e demokracisë dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë:

  1. Krijimin e premisave reale për zgjedhje të lira dhe të ndershme sipas standarteve më të mira të pranuara ndërkombëtarisht, ku zgjedhësit kanë mundësi të japin votën e tyre për kandidatët e parapëlqyer të subjektit politik;2.Miratimin e Reformës Zgjedhore dhe adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODHIR me qëllim forcimin e besimit të qytetarëve te zgjedhjet;
  2. Përmbushjen e kushtit të vendosur në takimin e Këshillit Europian të datës 25 Mars 2020 për miratimin e reformës zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimin e OSBE/ODHIR përpara konferencës së parë ndërqeveritare në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë me BE, prioriteti më madhor për ardhmërinë e vendit;
  3. Dialogun gjithëpërfshirës ndërpartiak në proceset demokratike të vendit, ku reforma zgjedhore është prioritare,

Me mirëkuptim dhe vullnet të plotë, njëkohësisht angazhohen të:

  1. Mbështesin me votë në seancën plenare të Kuvendit të datës 23 Korrik 2020, Projekt-ligjin „Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 „Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë“, të ndryshuar, të miratuar me votat e shumicës parlamentare në Komisionin e Ligjeve, në respektim të Marrëveshjes datë 05.06.2020 ndërmjet Partisë Socialiste, opozitës jashtëparlamentare të përbërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim si dhe deputetes Rudina Hajdari.
  2. Mbështesin me votë në seancën plenare të Kuvendit të datës 30 Korrik 2020, Projekt-ligjin „Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.8417, datë 21.10.1988 „Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë“, të ndryshuar, miratuar me votat unanime të aëtarëve të Këshilli të Legjislacionit dhe Komisionit të Cështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut të Kuvendit në mbledhjen e Përbashkët datë 14 Korrik 2020;
  3. Vijojnë dialogun midis grupeve parlamentare si dhe të nxisin e mbështesin dialogun midis tyre dhe opozitës jashtëparlamentare, në një proces gjithëpërfshirës me synim arritjen e një dakordësie sa më të gjerë për reflektimin në Kodin Zgjedhor të amendamenteve kushtetuese që përmenden në pikën 2 më sipër.

Lexuar, pranuar dhe nënshkruar në Tiranë, më 21 Korrik, 2020 në 4 (katër) kopje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy