Mjeku dhe anëtari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Ilir Alimehmeti, shprehet kundër projektligjit për surrogacinë dhe paralajmëron rreziqet që vijnë prej tij.
Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se në 24 prill europarlamenti votoi dhe e quajti krim shfrytëzimin e surrogacisë.
Nëse ne kemi linjën drejt Europës, automatikisht ky ligj të bie poshtë, në të njëjtën ditë që u quajt krim nga Parlamenti Europian, ku projektligj u depozitua në Kuvend.
Po kërkohen fqinjë për tu përdorur. Pse e kemi fertilizimet in vitro tani, sepse neve tani kemi detyruar familjet të mos kenë fëmijë, se nënat detyrohen të shkollohen, të punësohen.
Kemi nëna të reja që shkojnë në punë kanë frikë të thonë që janë shtatzënë dhe martuar, fiziologjia dhe anatomia e gruas, nuk duhet ti përshtatet shoqërisë.
Nuk duhet ta hedhim poshtë fertilizimin in vitro, por t’i japim mundësi familjes që të ecë paralelisht me karrierën.
Fertilizimi in vitro është ndihmë patjetër, por ne në Shqipëri në 2022 kemi qenë 1.2 fëmijë për grua fertile, jemi niveli i parafundit në Europë.
Vetëm Spanja është 1.19. Kjo rënie lindshmërie tek ne vjen prej politikave antifamilje. Nuk kemi politika.
Ky është problemi i madh si do ripërtërihemi përmes rinisë se një shoqëri që nuk ka fëmijë, vdes.
Vizioni i madh kush është? Është pro familjes, apo kundër tij? OKB paralajmëron se fëmijët i lindur nga surrogracia, po përdoren në krim.
Fertilizimi in vitro ka një nevojë, por vendosja në të njëjtin ligj, kërkon ta kalosh në bllok. Kaloje zë për zë, këtu nuk ka asnjë lloj nevoje.
Ukraina shfrytëzohej deri para pak vitesh, kur filloi lufta, është shfrytëzim puro.
Nuk mund të shkosh kundër natyrës. Këtu do kemi shkelje të drejtash të njeriut, ende pa lindur njeriu.



