
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla konfirmoi zyrtarisht largimin e Enkelejd Alibeajt nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Në seancën e sotme parlamentare, Nikolla lexoi shkresën me anë të së cilës Alibeaj njofton se nuk është më pjesë e grupit parlamentar demokrat.
Një vendim i tillë i Alibeajt vjen pasi Gjykata e Apelit ia dha vulën e PD-së Sali Berishës.



