
Përfaqësuesi ligjor i PD-së së Rithemelit, Ivi Kaso thotë për emisionin ‘FactCheck’, se me zbardhjen e vendimit të Apelit, do të regjistrohen të gjithë drejtuesit e partisë në regjistrin e partive.

Vendimi do të vij i zbardhur dhe jemi në pritje jo vetëm të njihemi me motivet që e shtyjnë Gjykatën në këtë vendimmarrje por edhe të plotësojmë dhe ketë element procedural për tu drejtuar institucioneve të treta me anë të një vendimi i cili sanksionon aty që ishte vullneti i demokratëve në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021, pra ngritjen e organeve të reja të PD-së, organeve përfaqësuese, të cilat menjëherë do ti bëhen me dije jo vetëm KQZ-së, por edhe të gjitha institucioneve tjera shtetërore sikundër të gjitha institucioneve që ndërvepron, për të pasur një rregullim administrativ të një partie.
Po a do të përdoren tutje simbolet e vjetra të PD-së?
Sekretari i çështjeve ligjore dhe zgjedhore në PD, Ivi Kaso shpjegon teknikisht si do të veprohet pas zbardhjes së vendimit dhe cila do jetë fati i vulës dhe logos.
Kuvendi i 11 dhjetorit, ndër të tjera sanksionoj edhe ndryshimet e simboleve përfaqësuese të PD-së, të logos dhe vulës dhe duke u rikthyer në atë që ishin simbolet e partisë. logo e para e PD-së, me e stilizuar.
Dhe tashmë certifikimi i këtij vullneti nga ana e Apelit, sanksionon se kjo është logo dhe vula e vetme e PD-së ligjore, e njohur e depozituar që do të depozitohen në regjistrin përmes vendimit të Gjykatës së Apelit në regjistrin e partive politike dhe do të jetë simboli i vetëm zyrtar identifikues i PD-së.
Basha duke qene se ka zgjedhur të mos njoh vendimin e 1 dhjetorit 2021, ka zgjedhur të përfaqësohet nga simbolet e vjetra të PD-së, të cilat tashmë janë të papërdorshme, që tashmë u certifikuan zyrtarisht kështu që ato simbolet e vjetra të PD-së janë të papërdorshme jo vetëm nga z.Basha por edhe nga askush.
D.m.th. janë ligjërisht të papërdorshme.
Poashtu Kaso thotë se me zbardhjen e vendimit, në momentin që do bëhen ndryshimet në regjistrin e partive, Lulzim Basha nuk do të figurojë më si kryetar i partisë.
Menjëherë sapo të zbardhet vendimi një kopje e dosjes ose dosja origjinale do të dorëzohet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë e cila administron gjithë praktikën jo vetëm të themelimit të PD-së por të të gjitha ndryshimeve statutore më pas, të cilat do të pasurohet e plotë të regjistrimit të partive.
Gjëja e parë do të çregjistrohet emri i Lulzim Bashës, që tashmë është shkarkuar me vendim të 11 dhjetorit dhe në momentin kur dosja do të depozitohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësore Tiranë do të bëhen ndryshimet përkatëse në regjistrin e partive politike dhe z.Basha nuk do të figurojë më si kryetar i PD-së bë saje të regjistrimeve të veta.



