Mbledhja Shqipëri-Kosovë, Nikolla: T’i shndërrojmë kufijtë në formalë

Mbledhja Shqipëri-Kosovë, Nikolla: T’i shndërrojmë kufijtë në formalë

Kuvendi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës po mbajnë sot një seancë të përbashkët me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka mbajtur sot mesazhin e saj.

Teksa përmendi disa prej sfidave që shqiptarët kaluan për të shkuar deri në shpalljen e pavarësisë dhe në ndërtimin e një shteti demokratik, Nikolla tha se strategjia e përbashkët e vendimeve mes dy vendeve nuk i kundërvihej asnjë bashkësie tjetër në rajonin e Ballkanit.

Kryepalramentari i Kosovës Konjufca, kryeministri Rama, kryeministri  Kurti, deputetë e përfaqësues të medias. Mirëserdhët në mbledhjen e parë të Kuvendeve të Shqipërisë e Kosovës. Jam e lumtur që jemi sot bashkë parlamentarë të Kosovës e Shqipërisë për të diskutuar mbi bashkëpunimin mes nesh. Një komb një qëndrim. E para herë, kur Kuvendet tona mblidhen në një seancë solemne e festive. U bë Shqipëria e Kosova shqiptarët këndej e andej kufirit pjesë e civilizimit që i përkasin. Dy shtete demokratike e të respektuara. Ajo çka ndodhi më 28 nëntor, guri i themelit mbi të cilën do të ndërtohej e ardhmja. Mënyra e të menduarit të shqiptarëve duhet të ndryshojë nën dritën e ngjarjeve dhe situatave të reja gjeopolitike.

Më tej ajo shtoi se në dekada kemi qenë të ndarë me mur por në qendër të vajeve tona kemi pasur në qendër njëri tjetrin.

Do jemi dy entitete politike brenda BE. Të shndërrojmë kufijtë në kufij formal mes vete dhe me rajonin. Gëzuar ditën e flamuri! Gëzuar Shqipëri! Gëzuar Kosovë!

110-vjetori i Pavarësisë, sot mbahet mbledhja e dy kuvendeve Shqipëri-Kosovë në Tiranë

Me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë, sot në orën 10:00, në Kuvend do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Në këtë mbledhje, fjalën para ligjvënësve do ta kenë kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit Edi Rama, i cili do të pasohet nga homologu i tij, Albin Kurti. Nga një fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Në shënim të këtij përvjetori, pritet të mbahen edhe aktivitete të tjera kulturore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy