Beleri nuk u lejua të betohej, Eugen Beci shpjegon çfarë parashikon ligji për bashkinë e Himarës

Beleri nuk u lejua të betohej, Eugen Beci shpjegon çfarë parashikon ligji për bashkinë e Himarës

I ftuar në emisionin ‘Të Pa ekspozuarit’ në MCN TV, avokati Eugen Beci, i cili, në cilësinë e prokurorit të Krimeve të Rënda, kishte dosjen e Fredi Belerit të akuzuar për pjesëmarrje në masakrën e Peshkëpisë në vitin 1994. Ai sqaroi se çfarë parashikon ligji për vetëqeverisjen vendore për mbledhjen e nesërme të këshillit bashkiak të Himarës, ndërsa fituesi i zgjedhjeve vendore është në spitalin e Burgjeve, prej 12 majit kur u arrestua me akuzën për blerje votash. Sipas tij, Gjykata e Posaçme ligjërisht nuk mund ta lironte sepse ligjvënësi nuk ka parashikuar një rast të tillë që një i zgjedhur të përfundojë në burg. “Sot që flasim, referuar nenit 60 për mandatin e kryetarit të bashkisë, të ligjit 139 për Vetëqeverisjen Vendore të vitit 2015 ka disa procedura standarde që duhet të zbatohen me shkak pavlefshmërie për të marrë detyrën e kryetarit të bashkisë. Neni 60, pika 4 thotë se ushtrimi mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës. Pra, po nuk u bë betimi nga vazhdon detyrën dhe do të vazhdojë ky tjetri që ishte, por ka edhe një problem tjetër në rast se këshilli bashkiak nuk mundet dot të bëjë betimin e kryetarit të ri të bashkisë që është zgjedhur nga zgjedhjet e tjera ndërhyn prefekti për 30 ditë, që organizon ceremoninë në ambientet e këshillit. Gjykata e Posaçme ligjërisht nuk mund ta lironte sepse ligjvënëësi nuk ka parashikuar një rast të tillë që një i zgjedhur të përfundojë në burg. Ndërsa përfundimi i mandatit, shkarkimi i kryetarit të bashkisë bëhet në bazë të nenit 62 të po këtij ligji që thashë 139 i vitit 2015 dhe kur ai dënohet për kryerjen e një vepre penale me vendim të formës së prerë nga gjykata. Në rastin konkret nuk jemi në asnjërin nga këto raste. Neni 61 thotë se “Mandati i këshillit bashkiak përfundon përpara afatit në rast se kryetari nuk pranon të bëjë betimin. Kjo duhet interpretuar tani nëse ai e ka pamundësinë për të bërë betimin”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy