
Blerina Bala është zgjedhur mesditën e sotme si kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë.
Gazetari Andon Kello tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e MCN se Gjikuria u tërhoq nga gara pak minuta para votimit.
U votua nga 15 anëtaë të Këshillit Bashkiak. Blerina Bala ishte një nga 2 nënkryetarët e bashkisë që prej 2019. Gjikuria në momentin e fundit u dorëhoq nga gara nuk pranoi të votohej dhe në këtë rast u vendos Bala e cila është e paakuzuar nga opozita. Gjikuria ishte i akuzuar si person i lidhur me një oligark që ka rezorte në Himarë.
Bala do të betohet një ditë tjetër, pavarësisht se Tavo ndodhet në bashkinë e Himarës.
Përfaqësuesi i PD-së në Himarë, Skerdjan Dhuli tha për mikrofonin e MCN se skenari i përgatitur nga Rama shkoi deri në fund.
Skenari i përgatitur politikisht nga Rama shkoi deri në fund. Këshilli Bashkiak përmbysi rezultatin e 14 majit. E rimorën bashkinë në mënyrë ilegjitime.



