Shembjet me tritol, Kikia: Kush ka shkelur ligjin, duhet të paguajë

Shembjet me tritol, Kikia: Kush ka shkelur ligjin, duhet të paguajë

Nga studio e lajmeve në ‘MCN Live’ gazetari Mentor Kikia duke komentuar për deklaratën e kandidates për garën e Tiranës, Adriana Kalaja për shembjen e ndërtimeve pa leje me tritol duke u shprehur se e sheh të arsyeshme që kush shkel ligjin dhe të paguajë.

Ai tha se pavarësisht kësaj ky nuk është aq proces i thjeshtë sepse sipas tij problemi është se ai që ka marrë një leje nga bashkia apo nga qeveria, e cila në thelb mund të quhet e paligjshme, këtu nuk është faji i atij që ka ndërtuar me këtë leje, por faji i atij që ka dhënë lejen.

E dëgjuar kjo është një arsyetim i pranueshëm që kush ka shkel ligjin të paguaj, por mendoj  çështja nuk është kaq e thjeshtë për të zhbërë atë të keqe që është bërë. Të gjitha ndërtimet e paligjshme nuk është se janë vetëm për shkak të lejes, këtu ndërhyhet me fadromë dhe tritol, por problemi është se ai që ka marrë një leje nga bashkia apo nga qeveria, e cila në thelb mund të quhet e paligjshme, këtu nuk është faji i atij që ka ndërtuar me këtë leje, por faji i atij që ka dhënë lejen. Dhe nëse do shkojmë të shembim atëherë do shkojmë dhe ta kompensojmë atë ndërtues. Kështu që nuk mendoj se është një proces kaq i thjeshtë se kush është ndërtuar me leje abuzive, por në fund ajo është leje dhe të detyron që ta dëmshpërblesh atë.

Më tej Kikia deklaroi se garën e kandidatëve për primaret në PD e sheh më shumë si një garë për të rrëzuar Erion Veliajn. Ai tha se qytetarëve të Tiranës nuk u intereson kjo, por sipas tij u duhet një vizion dhe projekt për atë që do të vijë pas ikjes së Veliajt dhe qeverisë.

Kalaja këto kohë do e këtë për detyrim të flasë brenda partisë dhe gjithkënd në Tiranë për të shpjeguar çfarë do të bëjë dhe gjëja që po përpiqem të kuptoj dhe në një farë mënyrë të sugjeroj është se shpesh kur dëgjoj dhe artikulimet më duket se gara për të fituar zgjedhjet e Tiranës më shumë është garë për të rrëzuar Veliaj. Mendoj se qytetarëve të Tiranës nuk u intereson thjeshtë largimi i Veliajt, apo qytetarëve të Shqipërisë largimi i qeverisë, por ajo që do bëj ai që vjen pas Veliajt dhe Ramës. Dimensioni politik edhe pse zgjedhje vendore kanë ngarkesën politike dhe nëse lufta politike adresohet vetëm mbi personin që është kryetar bashkie atëherë kjo është vetëm dimension politik dhe harroni të tregoni atë që do ofroni. Prandaj ideja në një projekt që do të çojë në vendosjen e ligjit besoj se do duhet për të hartuar një program konkret ku sipas zonave që çdokush gjen problemet që ai përballet. Për të mos mbetur vetëm te nevojat bazike, është dhe vizioni, që ata që duan të ndërtojnë kulla mendohet si diçka e tmerrshme, jo nuk është problemi këtu është se gjithçka po përqendrohet në sheshin e vogël dhe ky vizion i gjerë do të thotë qe ti të piketosh që diku në Kashar pas 30 vitesh do të jetë një qendër e rëndësishme që mund të jetë më i rëndësishëm se dhe vetë sheshi Skënderbej. Këto mendoj se duhet të jenë armë të rëndësishme për një garë elektorale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy