Ministrat e rinj betohen para Presidentit Begaj, Albana Koçiu merr postin e zv.kryeministres

Ministrat e rinj betohen para Presidentit Begaj, Albana Koçiu merr postin e zv.kryeministres

Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar “Rama” janë betuar këtë të premte para Presidentit Bajram Begaj. Ceremonia e betimit u zhvillua te Pallati i Brigadave, ku anëtarët e rinj të qeverisë vendosën dorën mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, sipas protokollit shtetëror.

 

E para që u betua ishte Albana Koçiu, e cila mori detyrën e zëvendëskryeministres. Pas saj u betua ministri i ri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ndërsa më pas ministri i ri i Brendshëm, Besfort Lamallari. 

 

Ceremonia vijoi me betimin e ministrave të tjerë të emëruar në kuadër të ndryshimeve të fundit në kabinet.

 

Ndryshimet në qeveri u miratuan një ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë, në një seancë ku opozita nuk mori pjesë në votim. Deputetët opozitarë u ngritën në këmbë dhe bllokuan foltoren e Parlamentit në shenjë proteste gjatë procesit.

 

Ndryshimet në qeveri

Zv.kryeministre – Albana Koçiu (zëvendëson Belinda Balluku)

Ministër i Brendshëm – Besfort Lamallari (zëvendëson Albana Koçiun)

Ministër i Drejtësisë – Toni Gogu (zëvendëson Besfort Lamallarin)

Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë – Enea Karakaçi (zëvendëson Belinda Balluku)

Ministër i Mbrojtjes – Ermal Nufi (zëvendëson Pirro Vengu)

Ministre e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin – Erjona Ismaili (zëvendëson Toni Gogun)

Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme – Ferit Hoxha (zëvendëson Elisa Spiropali)

 

Në përfundim të ceremonisë, ministrat e rinj nisën zyrtarisht detyrën në kabinetin qeveritar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy