Lulzim Basha kërkon rikonceptimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në një intervistë për MCN, sekretari për çështjet zgjedhore në PD-në e drejtuar prej Bashës, Indrit Sefa shprehet se për formulën e re të KQZ po negociohet. Ndërkohë, sipas burimeve mësohet se do të kërkohet që të hiqet komisioni rregullator, komisioni i ankesave dhe nënkomisioneri.



