Ministri i Jashtëm turk viziton Tiranën: Mbyllni shkollat e Gylenit (VIDEO)

Ministri i Jashtëm turk viziton Tiranën: Mbyllni shkollat e Gylenit (VIDEO)

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlűt Çavușoğlű, e ka nisur vizitën e tij zyrtare në Tiranë me një takim me homologun e tij, Ditmir Bushati.

Pritja e parë u bë në Ministrinë e Jashtme, ku në fund të takimit dypalësh pati një konferencë të përbashkët shtypi.

Kreu i diplomacisë turke tha se pret mbylljen në Shqipëri të insitucioneve të themeluara nga Fetullah Gylen, i cili akuzohet nga Turqia si ideatori i grushtit të shtetit dy vjet më parë.  

“Presim që të mbyllen institucionet antiturke në Shqipëri. Kjo është pritshmëri e jona. Është një kërcënim tepër serioz për Shqipërinë, ata mund të bëjnë çdo gjë. Duhet eliminimi i veprimtarisë kundër Turqisë që zhvillohet këtu. Ne gjithmonë u kemi dhënë lista me emrat e tyre miqve tanë shqiptarë. Gjithashtu janë dhe persona për të cilët kërkojmë ekstradimin e tyre. E kemi bërë dhe zyrtarisht, gjithcka në kuadër të së drejtës ndërkombëtare. Kemi paraqitur dokumentet përkatëse dhe presim të realizohen”, tha ai.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Çavușoğlű do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy