Cakaj takon Bregun: Bashkëpunimi rajonal pjesë thelbësore e procesit të integrimit europian

Cakaj takon Bregun: Bashkëpunimi rajonal pjesë thelbësore e procesit të integrimit europian

Gjatë qëndrimit në Sarajevë, Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu.

Cakaj dhe Bregu diskutuan mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, ku u theksua rëndësia e patjetërsueshme e bashkëpunimit rajonal dhe domosdoshmëria e marrjes së përgjegjësive shtetërore në zhvillimin e politikave të ndërlidhjes, lëvizjes së lirë e ekonomisë së përbashkët, si pjesë thelbësore e procesit të integrimit europian.

Gjatë takimit, Cakaj shprehu mirënjohjen për qasjen e hapur të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, si dhe për angazhimin e Bregut në nxitjen e bashkëpunimit rajonal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy