Boçi: Struktura e mbrojtjes së votës s’ka qenë gabim, sistemi nuk e mbron

Boçi: Struktura e mbrojtjes së votës s’ka qenë gabim, sistemi nuk e mbron

Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi tha në studion e MCN Live se “Struktura për Mbrojtjen e Votës” që u ngrit në zgjedhjet parlamentare të 2021 nuk qe një gabim, dhe se nuk ishte shkaku i ngjarjes në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Boçi sqaroi se ai është nisur për në Elbasan për të menaxhuar situatën.

Ne jemi në luftë me një diktaturë, kjo është e vërteta dhe nuk përmbyset me votë, por me mosbindje civile.

Struktura e Mbrojtjes së Votës, s’ ka qenë gabim, ajo strukturë se  në një situatë kur tjetri të rrëmben votën, si do e mbrosh.

Ngjarja në Elbasan nuk erdhi se ishte struktura, se po ia ngarkon strukturës, është interpretimi nga krahu i kundërt, është totalisht mosveprimi dhe mosndërhyrja e policisë. A ishte policia prezent aty? E çoni fjalën gjithmonë tek SMV-ja, strukturë politike, edhe vëzhguesit që janë jashtë, edhe grupi mbështetës janë struktura për mbrojtjen e votës.  

Ata njerëz identifikuan shit-blerjen e votës. Ata njerëz ishin njerëz që identifikuan shit-blerjen e votës.  

Unë nuk isha aty, ndodhi ngjarja dhe ne erdhëm. S’duhet të vinim ne kur kishte një ngjarje të rëndë? S’duhet të shkonim ne aty që të shmangnim një përplasje se ishte dhe zyra e PD-së aty? Ishte zyrë e grup-seksionit e zonës që ishte përcaktuar në menaxhimin tim.

Ngjarja ndodhi dhe policia ishte aty, është përgjegjësi e saj, ne erdhëm që të menaxhojmë situatën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy