Meta: Opozita duhet të japë kontributin e saj për zhvillimin e zgjedhjeve, reformën dhe Vettingun

Meta: Opozita duhet të japë kontributin e saj për zhvillimin e zgjedhjeve, reformën dhe Vettingun

Kryetari i Kuvendit thekson se palët politike duhet të dialogojnë për zhvillimin e zgjedhjeve, realizimin e reformës dhe ligjin e vettingut. Në një intervistë për "Ora News" ai shprehet se opozita duhet të japë kontributin e saj në këtë dialog, i cili duhet të qëndrojë larg ultimatumeve.

"Çështja e zgjedhjeve dhe çështja e vazhdimit të reformës dhe zbatimit të ligjit të vetingut, duhet një dialog më pro aktiv dhe bashkëpunues. Ka ardhur koha që Shqipëria ta pastrojë njëherë e mirë temën e zgjedhjeve me probleme. Kjo kërkon një dialog politik proaktiv, larg ultimatumeve", theksoi Meta.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shtoi më tej se cënimi apo dështimi i zgjedhjeve  do të rrezikonte stabilitetin e vendit apo edhe integrimin në BE.

"Cënimi i zgjedhjeve aq me keq dështimi i tyre do të ishtë një pengesë dramatike për të ardhmen e stabilitetit të vendit, sepse për integrimin europian nuk bëhet më fjalë", deklaroi kreu i Kuvendit.

Ilir Meta tha se në cilësinë e kryetarit të Kuvendit është i gatshëm të kontribuojë në krijimin e urave të dialogut që do të mundësojnë zgjidhjen e problemeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy