Shkresa për inceneratorin e vitit 2017/ Hoxha: Implikon Veliajn. Të gjithë ata që janë marrë me hartimin e saj janë në burg, përveç tij

Shkresa për inceneratorin e vitit 2017/ Hoxha: Implikon Veliajn. Të gjithë ata që janë marrë me hartimin e saj janë në burg, përveç tij

Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, teksa foli për shkresën zyrtare për inceneratorin të vitit 2017, ku kryetari i bashkisë Erion Veliaj, jepte miratimin në emër të Këshillit Bashkiak dhe të bashkive të tjera të qarkut të Tiranës për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, tha se ajo e implikon drejtpërdrejtë Veliaj.

Sipas tij, të gjithë ata që janë marrë me hartimin e saj janë në burg përveç Veliaj

Pse kjo shkresë i implikon Veliajn. E firmosur në vitin 2017, me këtë shkresë i thotë Ministrisë së Mjedisit se parimisht jemi dakord për rolin e bashkisë së Tiranës.

Pas shkresës së Veliajt Ish-ministri Lefter Koka dhe ish-sekretari Alqi Bllako janë në burg. I vetmi që nuk është në burg është Erion Veliaj. Ky është atribut i Këshillit Bashkiak. Ai ka marrë atributet edhe të bashkive të tjera të qarkut.

Kur është firmosur kjo nuk u mendua se do të vinte kjo ditë. Ata menduan që të bëjnë sa më shpejt letrat, pa menduar më tej.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy