Politolgu Roland Bejko tha në edicionin e lajmeve në Mcn Tv se Sali Berisha është i painteresuar që të hapen kutitë e zgjedhjeve të 11 majit, pasi nëse vërtetohet që një kandidati demokrat i janë marrë vota në favor të një kandidati tjetër i digjet kauza. Sipas Bejkos nëse vërtetohet lëvizja e votave brenda partisë, kreu i PD bëhet bashkëfajtor në atë që ai e konsideron si katastrofë zgjedhore.
“KAS ka vendosur një standard duke vendosur të hapë kutitë dhe të bëhet rinumërimi, përpos kleçkave të Kodit Zgjedhor ka prevaluar Kushtetuta. PD por edhe gjithë partitë e tjera, të gjithë kanidatëve u jepet shansi të shohin votën e tyre, nëse ajo ka lëvizur, qoftë brenda për brenda, ose jashtë.
Duhet të bien dakord numëruesit që të ndodhë kjo shkelje, që është shkelje e rëndë ligjore. Kemi edhe partitë e vogla që thonë se votat tona u kanë kaluar partive të mëdha. Njëkohësisht në PS ata kandidatë që kanë pasur pretendime, edhe ata do të marrin vesh të vërtetën. Rasti më i keq është që të kemi një akt shumë të rëndë, të kalojnë votat nga kandidatët e njërës parti, te kandidatët e një partie tjetër.
A fiton ndonjë gjë politikisht PD? Pretendimet e Berishës janë që zgjedhjet të shpallen të pavlefshme. PD e ka bërë këtë kërkesë. Berisha pretendon se manipulimi është bërë para numërimit. Vendimet si dhënia e bonusit për pensionistëve, rritja e pagave, amnistia penale, falja e gjobave, dhënia e lejeve për kanabisin mjekësor, të gjitha këto sipas Berishës kanë deformuar rezultatin.
Mirëpo në momentin që do hapen kutitë, dhe do numërohen votat, kjo Berishës edhe s’i intereson shumë, se në rast se del se një X kandidati i janë marrë votat nga një komisionarët e partisë së vet dhe kanë favorizuar kandidatin tjetër, Berishës i digjet kauza, sepse bëhet bashkëfajtor në atë që ai e quan katastrofa zgjedhore.
Berisha është i painteresuar që të hapen kutitë. Në aspektin moral dhe ligjor Berishës i bie ajo që ‘unë jam misionari’. Berisha doli i fituar nga këto zgjedhje sepse blindoi pozicionin e tij si kryetar i PD. Mendoj që rinumërimi i votave bëhet pa paramendim”.



