Veliaj padit Dumën për shpifje/ Reagon PD: Askush nuk mund të na e mbyllë gojën

Veliaj padit Dumën për shpifje/ Reagon PD: Askush nuk mund të na e mbyllë gojën

Pas vendimit se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do të padisë ish-deputeten e Partisë Demokratike për shpifje, pasi kjo e fundit e lidhi atë me përgjimet e “Ndraghetës”, ka ardhur edhe reagimi i PD.

Selia blu, me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se Rama ka si qëllim të vazhdojë të qeverisë në kurriz të popullit, por askush nuk do t’i mbyllë gojën demokratëve për të folur të vërtetat.
“Është e qartë: Rama dhe buratini i tij kryesor janë të frikësuar. 
Ata po përpiqen të mbyllin gojën e kujtdo që thotë të vërtetën.

Qëllimi i vetëm i tyre është të vazhdojnë të qeverisin në kurriz të popullit shqiptar me dështimet e tyre, pa asnjë ndërhyrje.

Ne nuk kemi frikë nga asnjë proces gjyqësor që tenton të imponojë heshtjen tonë, pasi jemi këtu vetëm për një qëllim që është interesi publik i shqiptarëve.

As Rama, as buratini i tij, askush nuk do të na e mbyllë gojën”, thuhet në reagimin e PD.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy