Gjoba për 3 kryebashkiakë dhe 4 zyrtarë që përdorën burime publike në fushatë/ Qëndresa Qytetare: U vunë para përgjegjësisë

Gjoba për 3 kryebashkiakë dhe 4 zyrtarë që përdorën burime publike në fushatë/ Qëndresa Qytetare: U vunë para përgjegjësisë

3 kryebashkiakë dhe 4 Zyrtarë të lartë të administratës janë ndëshkuar me gjoba nga Komisioni i Apelimeve dhe Sanksioneve në KQZ për shkelje të Kodit Zgjedhor në zgjedhjet e 6 marsit, ku ka pasur në total 11 kallëzime.

Qëndresa Qytetare bën me dije shifrat, duke theksuar se mes emrave të ndëshkuar janë Eriselda Sefa, Emiriana Sako, Edison Memolla e Haki Çako, Qëndresa Qytetare deklaron se janë vënë para përgjegjësisë zyrtarë që kanë përdorur taksat e qytetarëve, objektet publike dhe makinat e shtetit për t’i shërbyer partisë.

 

DEKLARATA

Sot Komisioni i Apelimeve dhe Sanksioneve ndëshkoi me gjobë 1 milion lekë të vjetra Kryetaren e Bashkisë Lushnjë Eriselda Sefa dhe Drejtorin e AKMC, Haki Çako për përdorim të burimeve publike dhe veprimtari të ndaluar në fushatë zgjedhore.

 Në përmbyllje të të gjitha çështjeve të kallëzuara për zgjedhjet e 6 marsit 2022 u ndëshkuan:

-           Eriselda Sefa – Dy gjoba nga 1 milion lekë të vjetra

-           Emiriana Sako – 1 milion lekë të vjetra

-           Edison Memolla – 300 mijë lek të vjetra

-           Drejtori i AKMC Haki Cako 250 milionë lekë të vjetra

-           Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë

-           Drejtori i Spitali Lushnjë

-           Drejtuesi  i Shkollës Armath, Durrës

Nëpërmjet këtyre betejave arritëm të vendosim përpara përgjegjësisë zyrtarët publik, të cilët përdorën taksat e qytetarëve, objektet publike, makinat e shtetit dhe postet e tyre për t’i shërbyer kandidatit të forcës së tyre politike duke vendosur një precedent të ri të ndëshkueshmërisë së shkeljeve zgjedhore. Drejtorët e shkollave duhet ti shërbejnë nxënësve dhe jo partive Qendrat Shëndetësore duhet ti shërbejnë të sëmurëve dhe jo kandidatëve për spote elektorale Spitalet duhet të shpëtojnë jetën e pacientëve dhe jo karrierat e politikanëve. Qëndresa Qytetare i bën apel Partive Politike për tu ndarë njëherë e mirë nga përdorim i shtetit për qëllime elektorale dhe punonjësve të administratës zgjedhore për t’u distancuar nga gara zgjedhore pasi zgjedhjet e reja lokale po afrojnë dhe përveç kallëzimeve administrative, ne do të kallëzojmë në prokurori çdo zyrtar publik që përdor postin për fushatë zgjedhore bazuar në nenin 328 të kodit penal.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy