Kryeministri Rama ishte sot në një takim elektoral në Njësinë nr. 5 në Tiranë nga ku sulmoi kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Ai tha se Basha nuk është gati për t’u bërë kryeministër, pasi nuk rri dot zgjuar pasi fiken kamerat.
“Luli nuk është i përgatitur ende për t’u bërë kryeministër. Ai akoma nuk është gati të rrijë zgjuar pasi fiken kamerat. Më bësoni se unë e njoh më mirë se ju. Atë duhet ta shkundësh mirë që të bëjë diçka”, tha Rama.



