“Reforma zgjedhore është guri i themelit për suksesin e çdo reforme tjetër” – kështu ka deklaruar Nënkryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashi. Kreu i PD-së Durrës tha se kërkesë e partisë së tij mbetet përdorimi i teknologjive në votim, si mundësi më e mirë për të shmangur shitblerjet e masive të votës.



