Ish kreu i degës së PD Kukës dhe një grup mbështetësish kërkojnë largimin e Bashës (VIDEO)

Ish kreu i degës së PD Kukës dhe një grup mbështetësish kërkojnë largimin e Bashës (VIDEO)

Ibsen Elezi, ish-kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kukësit dhe një grup mbështetësish janë mbledhur ditën e sotme përballë selisë blu për të kërkuar dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha.

Elezi deklaroi para mediave se nuk mund të pretendohet se Edi Rama vodhi votat ndërkohë që ke pranuar të ulesh në tryezë me Damian Gjiknurin. Ai shtoi se janë të shumtë ata që duan largimin e Bashës nga drejtimi i PD-së por që sipas tij nuk kanë guxim të flasin .

Kjo ka për të ndodhur çdo ditë. Këtu me kalimin e ditëve, por për arsye të tensionimit të situatës. Selia blu nuk kontakton me mua edhe pse jam anëtar i PD-së. Kjo nuk është parti personale edhe pse shumë herë është përdorur si private. Unë nuk jam bashkangjitur për këtë arsye. Nuk i kam bashkuar asnjë partie tjetër edhe pse kam pasur oferta.

Këta po vrasin mendjen të gjejnë rrugën e zgjidhjes. Dolën dhe thonë akoma që Edi Rama na vodhi vota. Ulja në tavolinë me Damian Gjiknurin është poshtërim. Ky e ka shitur partinë e vet. Nuk e di nëse ka akt marrëveshjen për ta shitur me Edi Ramën por që e ka shitur ajo duket. Unë në 2018 e kam thënë që na kanë vrarë anti-trupat dhe nuk del njeri të flasë.

Ne po flasim që të mos e lëmë të vdesë këtë organizëm. Unë do jem këtu dhe do ta thyej barrierën e heshtjes. Nëse do ketë vakum do e shpall edhe unë kandidaturën.  Nuk e pretendoj. Por nëse këta nuk kanë guxim të vijnë këtu te PD edhe pse kanë firmosur një dokument. Kanë nisur të vijnë edhe nga rrethet”, deklaroi Elezi.

Një ditë më parë ish- drejtues dhe anëtarë të Kryesisë, të Këshillit Kombëtar shprehen se Basha është përgjegjësi i vetëm për humbjen e zgjedhjeve pasi që kur mori drejtimin e partisë e ka drejtuar atë pa profesionalizëm dhe pa dinjitet duke e çuar partinë drejt shkatërrimit dhe prishjes në mënyrë arbitrare të strukturave brenda PD-së.

Edith Harxhi, Endira Bushati, Bujar Nishani, Ibsen Elezi, Bislim Ahmetaj, Arben Imami, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Pirro Ahmetaj dhe Endrit Hoxha përmes një deklarate shprehen se Lulzim Basha ka dëmtuar opozitarizmin në vend duke e lënë atë në dorën e Ramës.

Që më 26 prill pas humbjes së PD në zgjedhje, zërat që kërkuan largimin e Lulzim Bashës u shtuan duke bërë atë përgjegjës për humbjet sistematike të partisë. I pari që e kërkoi ishte anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli , më pas ish presidenti Bujar Nishani dhe Arben Ristani duke u pasuar nga një numër shumë i madh demokratësh të tjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy