"Për të ardhur keq nëse partitë nuk marrin pjesë në zgjedhje"

"Për të ardhur keq nëse partitë nuk marrin pjesë në zgjedhje"

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë, ka reaguar për situatën më të fundit në Shqipëri, ku palët politike ende nuk kanë gjetur një zgjidhje për të dalë nga kriza.

Përmes një njoftimi për mediat, Ambasada e Britanisë u bën thirrje të gjitha partive politike që të marrin pjesë në zgjedhje.

"Mbretëria e Bashkuar iu bën thirrje të gjitha partive politike të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar pjesëmarrje të plotë në zgjedhjet e ardhshme. Do të ishte për të ardhur keq nëse partitë zgjedhin të mos marrin pjesë", thuhet në deklaratën e ambasadës britanike.

Më tej në njoftimin për media, Ambasada thekson se votuesit shqiptarë meritojnë të kenë një proces zgjedhor që t’i garantojë mundësi sa më të gjerë zgjedhjeje. Mbretëria e Bashkuar iu bën thirrje të gjitha partive politike të garantojnë shmangien e dhunës gjatë periudhës parazgjedhore dhe gjatë vetë ditës së zgjedhjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy