Nga betonizimi tek përmbytjet, Igli Cara numëron problematikat në Durrës

Nga betonizimi tek përmbytjet, Igli Cara numëron problematikat në Durrës

Igli Cara, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për bashkinë e Durrësit në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” deklaroi se sot që flasin ky qytet ka një sërë problematikash. Ai tha se është ndërtuar pa kriter, mungojnë investimet, të moshuarit janë lënë në harresë.

Ka shumë problematika, është menaxhimi i keq i territorit, ka cenim të identitetit kulturor, ka betonizimë dhe humbja e sipërfaqeve të gjelbra, ka arrogancë të theksuar në vendimmarrje, problematika me ujin e pijshëm megjithëse u la një investim i madh në atë kohë, kanalizimet janë në gjendje të mjerueshme me një orë shi Durrësi përmbytet. Pra është një zonë që nuk ka investime, shkollat akoma janë të papërfunduara, 5 mijë nxënës bëjnë mësim turnin e dytë, ka premtuar Rama për invalidët e punës 33 mijë lekë të vjetra, pensionistët në një takim më kërkuan që kur të fitosh na hiq 150 lekëshin e vjetër që na e mban banka. 66%, 2/3 e buxhetit shkojnë për dy zëra për interesa.

Më tej ai theksoi se rruga e plazhit është bërë 3 herë dhe është i vetmi qytet ku në verë nuk ke ku parkon.

Qeveria duhet të kthej pas paratë e fituara nga ky vend, të përkthyera në investime. Një pjesë e ujërave të zeza shkojnë në pastrim. Plazhin e Durrësit e mbani mend për një sipërfaqe të madhe të rërës, dhe sot është një investim që do bëhet një shëtitore dhe plazhi është ngushtuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy