Avokati Franc Nuri duke analizuar në “Fact Check” zgjedhjet e 11 majit, tha se partitë e vogla që i kanë të shpërndara votat në rang kombëtar, disfavorizohen nga Kodi Zgjedhor.
Ai theksoi se një parti duhet të jetë e fortë në nivel lokal që të ketë sukses, duke sjellë shembullin e PSD-së.

“Hersi ishte një pengesë e shtuar. Ky element e vështirësonte marrjen e një mandate nga kandidatët për deputetë që ishin më poshtë në listë. Pati vetëm 3-4 raste që u thye hersi. Votat që kontabilizohen janë vetëm ato në listën e hapur. Kësaj radhe s’ka herës, s’ka as prag në rang kombëtar, por herësi është natyral. Mjafton të dimë numrin në total të votuesve, dhe sa mandat prodhon ai qark. Për të prodhuar një mandat në Tiranë duhen 12 mijë vota, ndërsa në Vlorë nga ndarjet e fundit mjaftojnë 8500 vota. Ka një lloj cinizmi në këtë lloj rezultati, por ky është realiteti. Tirana është e nënpërfaqësuar, duhet të kishte mbi 40 deputetë, pasi ka 1/3 e popullsisë shqiptare. Problemi i partive të vogla është se mund t’i kesh vota të shpërndara në disa qarqe. PSD i kishte të shpërndara në dy qarqe Tiranë-Shkodër, dhe ato vota janë maksimalizuar duke prodhuar vota atje ku duhet. Ka nevojë që si parti të jesh i fortë në nivel lokal”.
Nuri u shpreh se votat e diasporës do të numërohen njëherazi me votat e tjera sipas qarqeve respektive.



