Partia Demokratike ka akuzuar sërish Kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Përmes një deklarate për mediat Kreu i Këshilltarve të djathtë në Bashkinë Tiranë, Leonard Olli ka hedhur dyshime se Veliaj është përfshirë në afera të pastra korruptive.
“Erjon Veliaj është përfshirë në një valë tenderash të dyshimtë, me shkelje të rënda ligjore që janë afera të pastra korruptive. Media ka zbuluar se Veliaj jo vetëm i bën tenderat pa garë, pa konkurim, por del se fituesi i paracaktuar prej tij ka falsifikuar dokumentet. Prokuroria ka nisur hetimet për këtë rast, por një zbardhje e plotë e rrethanave do të ishte në interes të publikut, për të kuptuar se si një operatori me dokumenta false i jepen 1 miliardë e 200 milionë lekë. Prokurimi është bërë me 22 shkurt të këtij viti dhe i është dhënë firmës Ecologica Albania, me negocim, pa tender, pa garë, pa shpallje. I gjithë fondi I jepet mikut të Erion Veliajt edhe pse është shumë më tepër se fondet e nevojshme për pastrimin e asaj zone të Tiranës. Miku i Erionit merr taksat e qytetarëve të Tiranës dhe paraqitet në Bashki me letra false” thuhet në deklarartë.



