Pampuri: Federata opozitare na kthen para 9 shtatorit

Pampuri: Federata opozitare na kthen para 9 shtatorit

Nënkryetarja e PD-së Oriola Pampuri tha se “Federata opozitare” e propozuar nga aleatët e kthen opozitën sërish para 9 shtatorit.

Me tej, Pampuri tha se për të bërë koalicion ka disa kushte, ku ndër to është të mos kesh në kurriz asnjë element korrupsioni.

Kjo pjesa e Federatës opozitare ka kohë që është shitur si opsion. Por një opsion për të cilin duhet t’i kthehemi një çështjeje tjetër, duhet t’i rikthehemi 9 shtatorit 2021 kur u mor vendimi për të larguar Berishën nga grupi parlamentar i PD-së për shkak të shpalljes non grata dhe për shkak të një standardi përballë aletit tonë strategjik.

Kjo federatë, një nga ata që e ka diskutuar ka qenë Mediu, një nga personazhet që mbështet më shumë Berishën na kthen sërish para 9 shtatorit. Federata është ajo që propozohet pikërisht nga ky grupim.

Nëse propozohet për të hedhur poshtë këto që kanë ndodhur për 2 vjet, atëherë përballë aleatit tonë strategjik jemi të humbur.

Koalicioni ka disa kushte, i hapet dera gjithëkujt që nuk ka në kurriz korrupsionin, që nuk akuzohet për afera korruptive dhe gjithkujt që ka një standard përballë aleatit tonë strategjik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy