
Shkrimtarja dhe kandidatja e PD-së, Flutura Açka, tha në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se ka parë një Shqipëri tjetër gjatë fushatës. Açka, e cila kandidon në Elbasan, tha se ka vënë re një ndarje të madhe mes bazës dhe asaj që konsiderohet elitë.
“Takon njerëz që kanë probleme konkrete. Ka njerëz që duan të ikin. Mendoj se ka një humnerë të madhe mes elitës dhe asaj që ndodh në bazë. Të rinjtë duan të ikin dhe nuk ikin nga magjepsja e perëndimit. Problemi është se ne nuk kemi bërë një Shqipëri të dashur për ta. Çfarë modeli u kemi dhënë ne? Në cilin vend të botës flitet për politikë 24 orë”, tha ajo.



