
Ish-kandidati për kryetar bashkie i PD-së dhe ish-deputeti Belind Këllici, në një komunikim me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për fajtin se si kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, takoi në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak nxënësit ekselentë të gjimnazit “Qemal Stafa”, në kohën kur vendi po vlon nga vjedhja e drejtorëve të tij.
Këllici, drejtoi gishtin te roli i drejtoreshës së shkollës elitare të Tiranës që gjeti kurajon të bënte një takim të tillë mbështetës për kryebashkiakun, ndërkohë që i do njihet për dosjen 5Ddhe një sërë shkeljesh tjera në bashki.
Ku e merr kurajën një drejtoreshë shkolle për të çuar nxënësit më të errët të institucionit publik në Shqipëri dhe të një administratori të fondeve publike dhe ta shesë si një shpërblim, në një farë mënyre të nxënësve ekselencë që po u jep mundësinë që të flasin me hajdutin më të madh.
Mua te deklarata e Veliajt më bëri përshtypje shprehja se ky vend nuk ta fal kollaj suksesin. Se për çfarë suksesi e ka ky unë nuk e di. Ky është një kryebashkiak që do të mbahet mend, për vdekjen e Ardit Gjoklajt, për inceneratorin e Tiranës ku janë zhdukur 130 milionë euro, për pyllin orbital dhe 1 milion pemët, për dosjen “5D”. Këto ua thotë të rinjve dhe një drejtoreshë shkolle merr dhe i çon të grabitqari më i madh i fondeve publike në vend.



