Vettingu, ankth në Gjykatën Kushtetuese, gjyqtarët ndahen para vendimit

Vettingu, ankth në Gjykatën Kushtetuese, gjyqtarët ndahen para vendimit

E mërkura dhe e enjtja janë vendimtare për ligjin e Vetting-ut. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të vendosin nëse ligji është apo jo në përputhje me Kushtetutën dhe nëse cënon apo jo të drejtat themelore të njeriut. Të enjten, 8 gjyqtarët kushtetues do të mblidhen me dyer të mbyllura dhe pasi të thotë secili opinionin e vetë vendimi do të hidhet në votë.  

Sipas ligjit të Gjykatës Kushtetuese, vendimet merren me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve, që në këtë rast janë 5, të cilët duhet të votojnë ose pro, ose kundër pasi abstenimi nuk është një opsion.  Por Top Channel ka mësuar se vendimmarrja mund të mos arrihet dhe kërkesa e Partisë Demokratike për shfuqizimin e ligjit mund të rrëzohet. 

Një burim shumë i lartë diplomatik dhe i konfirmuar nga burime të larta politike shqiptare bëri të ditur për TCH se gjyqtarët janë ndarë: 4 në favor të kalimit të ligjit të Vetting-ut kështu siç është; 2 kërkojnë miratimin e tij, por me ndryshime të vogla; ndërsa vetëm 2 janë për kthimin e tij mbrapsht.

Nëse ky raport votash nuk ndryshon deri të enjten, kjo do të thotë se kërkesa e Partisë Demokratike rrëzohet. Ky është një formulim shumë i qartë në ligjin e ri të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit, “kur nuk formohet shumica prej 5 anëtarësh, kërkesa konsiderohet e rrëzuar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy