Spaho: “Non grata” e ka humbur rëndësinë, s’ka sentiment anti-amerikan në PD

Spaho: “Non grata” e ka humbur rëndësinë, s’ka sentiment anti-amerikan në PD

Deputeti i PD Edmond Spaho, duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV deklaroi se nuk ka sentimente anti-amerikane në PD. Spaho tha se ambasadorja Yuri Kim nuk ka dashur të njohë grupimin Berisha si grupimin legjitim që drejton PD-në. Deputeti i PD tha se nuk do të habitej nëse Berisha do të shpallej “non grata” nga BE, por theksoi se “non grata” e ka humbur fuqinë e dikurshme, pasi sot persona si Tom Doshi zhvillojnë takime në Kryeministri.

Ka një vit e gjysmë që ambasadorja e ka përcaktuar qëndrimin ndaj z.Berisha. Por ka pasur edhe zhvillime të tjera që kanë marrë zhvillimin natyral. Nuk ka dashur të na njohë ne si pjesë legjitime e PD, është përpjekur të imponojë kryetarin e PD. Por vullneti i anëtarësisë dhe qytetarëve që votojnë djathtas është ndryshe. Amerika ka qenë, është dhe do të mbetet aleati ynë kryesor. Ju siguroj që s’ka asnjë sentiment anti-amerikan në PD. Duhet të bëjmë një dallim mes SHBA-ve dhe përfaqësuesve të saj në vendin tonë, që çdo tre vjet ndërrohen. Disa nuk arrin të orientohen në vorbullën tonë. Mënyra se si është arritur te vendimi i DASH s’ka qenë e duhura, korrektja. Edhe vet z.Berisha ka thënë: Më paraqisni një fakt dhe do largohem nga politika. Është një çështje e ndjeshme edhe për forcën tonë politike dhe atë si individ, që ka 30 vjet, dhe ka qenë ndër më pro amerikanët, që ka pasur kontakte...Z. Berisha është shprehur që s’kam ndërmend të loboj në këtë çështje. Z. Berisha është politikan i vjetër, ka vendosur lidhje pa fund në SHBA dhe Evropë. Nëse do të donte t’i shfrytëzonte këto lidhje...Në harkun e dy viteve ka pasur zhvillime në Kosovë, ku synonin ta copëtonin. Berisha ka qenë kundër kësaj ideje. Sikurse nuk evitoj përpjekjen e Ramës që ta nxirrte Berishën nga politika. Britania e Madhe ka një marrëveshje, ku ndjek të njëjtën linjë me SHBA-të mbi shpalljet non grata. Në cilësimin e Home Office, Berisha akuzohej për aktivitete kriminale! Kjo tregon sa i shpejt ka qenë ai vendim kur është marrë”.

I pyetur, po nëse Berisha shpallet non grata edhe nga BE?, Spaho u shpreh:

Nuk habitem, në politikë çdo gjë është e mundshme. Por çështja e ‘non grata’-ve në Shqipëri e ka humbur rëndësinë që kishte 1 vit e gjysmë apo dy vite përpara. Kur shikon elemente të PS-së që janë shpallur non grata takohen me kryeministrin. Tom Doshi ishte para dy ditëve në Kryeministri”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy