Kume: PS do vijojë ta mbrojë Xhaçkën. Flitet për një “katarsis” te kandidatët për deputetë (VIDEO) 

Kume: PS do vijojë ta mbrojë Xhaçkën. Flitet për një “katarsis” te kandidatët për deputetë (VIDEO) 

Gazetari Mariglen Kume tha në MCN Live se ka informacion që Partia Socialiste do vijojë ta mbrojë deputeten Olta Xhaçka, dhe nuk do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen që lidhet me mandatin. Kume tha se nga brenda grupit parlamentar socialist flitet se do të ketë një "katarsis" për zgjedhjet e ardhshme, ku pritet të jenë jashtë liste persona që kanë mbi supe akuza. 

Deputetëve të PD u ka shkuar sot një mesazh që çdo mesazh të tyre ta orientonin të gjithë te Opinioni i Komisionit të Venecias që u dha për çështjen Xhaçka. Pritet që gjithë pjesa e mbetur të orientohet vetëm në debatin e Komisionit të Venecias, dhe duke akuzuar PS se po i bën mbrojtje politike deputetes dhe po bën puc kushtetues. Pastaj kanë qenë edhe ato aludimet për debate të brendshme brenda PS për t’i dëmtua. 
 

Nga informacionet që kam unë PS do vijojë ta mbrojë deputeten Xhaçka, nuk do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. Po të shikoni me vëmendje paragrafin 22 të Komisionit të Venecias, përmendet që s’është diskrecion politik vendimmarrja. Por mazhoranca mbrohet me argumentin që deputetët mund të votojnë të lirë. Ekziston një dispozitë që 6 muaj në përfundim të mandatit nuk mund të ndodhë asgjë me mandatin e saj”.
 

“Nga ato që kemi dëgjuar edhe nga vet grupi parlamentar i PS pritet të ketë një lloj ‘katarsisi’, ose ‘vetkatarsisi’, që personat që mund të kenë mbi supe akuza, apo që mund të jenë në procese gjyqësore, pritet që mos jenë. Ajo çka është paralajmëruar edhe nga vet kryeministri ligjvënësit me mbi dy mandate do jenë në listat e hapura”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy