
Lidhur me faktin se sa po hetohet dhe si po hetohen krimet rreth aferës së inceneratorëve, për gazetarin Armand Shkullaku, i ftuar në "Të Paekspozuarit", në MCN TV, janë kapje e pastër e shtetit, që në një vend normal duhet të binte qeveria.
Për Shkullakut, ky tashmë është një dështim i SPAK dhe turp i drejtësisë që nuk bëri asgjë për zbardhjen deri tani.
“Kapja ose falimentimi total i shtetit lidhur me këtë rast, në një vend normal do të kishte tërmet politik, do të binte qeveria, dhe do të shkonte në zgjedhje të parakohshme, nuk është rasti që kjo firmë ka bërë korrupsion por e tërë qeveria.
Sot, paguhen shuma marramendëse dhe nuk incenerojmë, këta marrin lekët pa bërë gjë, janë gjenial në këto shpikje, ky është skandal që i takon drejtësisë, është dështim i SPAK, turp i drejtësisë.



