Rikthimi në normalitet i jetës parlamentare, Rama mohon negociatat me opozitën

Rikthimi në normalitet i jetës parlamentare, Rama mohon negociatat me opozitën

Kryeministri Edi Rama mohon prerazi negociatat me opozitën për komisionet hetimore parlamentare.

Në konferencën për mediat në përfundim të mbledhjes dy ditore të qeverisë në Shëngjin, Rama tha se ligji është bërë mbi modelin bazë që është në fillesë.

Modelit bazë për komisionet i janë hequr komponentë.

Këto komponentë janë ftuar aty dhe nuk negociojmë një model gjerman me atë të një grupi shqiptarësh.

Qasja ndaj parlamentit është qasja e përcaktuar që kur grekët e lashtë ndërtuan skemën e parë të shkëmbimit të opinioneve dhe hapën siparin e historisë së demokracisë.

Në atë skenë nuk përfshiheshin mundja, boksi dhe aktivitetet me natyrë fizike.

Grekët ishin atletë dhe i kishin sportet në qendër të vëmendjes, por kishin pista atletike për aktivitete fizike dhe kishin skenën e debatit demokratik për aktivitetin mendor.

Kështu që nuk më rezulton se gatë historisë së tij parlamentarizmi të ketë pasur ndonjë ndryshim në këtë aspekt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy