
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar ditën e sotme disa takime përa i përket situatës së krijuar në Ukrainë. Ministrja Xhaçka priti ambasadorin e Ukrainës në Tiranë Volodymyr Shkurov, ambasadoren e SHBA Yuri Kim dhe atë të BE-së, Luigi Soreca.
Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, Xhaçka bën të ditur se fokus i dikutimeve të tyre ishte lufta mes Ukrainës dhe Rusisë.
“Folëm për situatën në Ukrainë dhe skenarët e mundshëm të bashkëpunimit. Qëndrojmë në solidaritet të plotë me Ukrainën”, shkruan Xhaçka.



