Ish-Ministri i Brendshëm: Priten arrestime të tjera pas dosjes Habilaj

Ish-Ministri i Brendshëm: Priten arrestime të tjera pas dosjes Habilaj

Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, ka komentuar dekonspirimin e operacionit për arrestimin e 3 ish-zyrtarëve të lartë të policisë, të cilët akuzohen për lidhje me bandën e Habilajve. Ai tha se ka dy momente në të cilat mund të ndodhë një gjë e tillë. Një rast është kur dekonspirimi i operacionit ndodh nga prokuroria, dhe rasti tjetër kur ndodh nga SHÇBA. Në të tilla raste, i lihet “topi njëri-tjetrit” sipas tij, por thekson se situata të tilla duhet të marrin fund.

Në emisionin “Kjo javë” në “News24”, Demiraj tha se edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka përgjegjësinë e tij, pasi bëhet fjalë për strukturat që janë në varësi të tij.

Ai tha se duhet të tregohet kujdes, jo vetëm për këtë rast, të tre ish-zyrtarëve, por edhe për persona të tjerë që pritet të arrestohen në kuadër të këtij operacioni.

Demiraj tha se edhe për disa ish-drejtues qarqesh do të ketë urdhër-arreste, por ai thekson se edhe këta persona janë larguar jashtë vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy