“Çfarë të bëjmë ne atje?!”, Rama mbi Samitin e BE: Do dëgjojmë një tjetër “Jo, na vjen keq”!

“Çfarë të bëjmë ne atje?!”, Rama mbi Samitin e BE: Do dëgjojmë një tjetër “Jo, na vjen keq”!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë çka të kërkojnë në Samitin e BE që mbahet të enjten.

Kryeministri Rama thotë se duket që BE është marrë peng nga Bullgaria, duke iu referuar vetos së Sofjes për Shkupin. Kreu i qeverisë nuk bën me dije nëse do të marrë apo jo pjesë në Samit.

“Kam diskutuar sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e radhës të Bashkimit Evropian. Duket se një tjetër ‘Jo, na vjen keq’ do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund. I gjithë Bashkimi është marrë peng nga Bullgaria, nuk është një spektakël i mirë për t’u parë. Çfarë të bëjmë ne atje?!”, ka shkruar Rama.

Më herët presidenti serb Aleksandar Vuçiç, njoftoi përmes një postimi në Twitter se ka biseduar me Edi Ramën dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, për të vendosur nëse do të marrin pjesë apo jo, në Samitin e BE ku do të diskutohet edhe për nisjen e bisedimeve për anëtarësim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy