Sejamini: Opozita duhet të demaskojë modelin “Rama-oligarkët”

Sejamini: Opozita duhet të demaskojë modelin “Rama-oligarkët”

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, gazetari Neritan Sejamini tha se opozita nuk duhet t’i ngrejë pritshmëritë publikut për protesta, për të mos bërë asgjë më tej. Sejamini tha se opozita nuk duhet ta shohë Ramën të ndarë nga biznesmenët që përfitojnë kontrata publike apo koncesione që paguhen me paratë e shqiptarëve.

Pushteti ekonomik i Ramës janë biznesmenët. Pothuajse gjithë prokurorimi publik është i oligarkëve. Ne kemi biznese që jetojnë vetëm me paratë e shtetit. Nuk duhet ta trajtojmë Ramën si dukuria Rama. Nëse ndiqni paratë do të shikoni që shumë biznese jetojnë me para publike. Biznesmenë të mëdhenj nuk kanë para, kanë vetëm kontrata publike. Ata janë agjentë të qeverisjes, për paratë tona. Ky model duhet demaskuar. Duhet shpjeguar çfarë regjimi kemi ne sot. Shqipëria ka probleme të thella të dmeokracisë, korrupsionit, krimit të organizuar. Opozita nuk mjafton të denoncojë Ramën. Nëse ai i jep tender një biznesmeni, është Rama dhe biznesmeni bashkë. Është gjë e mirë që bëni protestë, por mos i rrisni kot pritshmërinë njerëzve, që të nesërmen do të thonë nuk ndodhi asgjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy