Mentor Kikia në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me protestën e organizuar një ditë më parë para Bashkisë së Tiranës për aferën e ndodhur me drejtorët e Veliajt.
Ai tha se mbështet çdolloj proteste, por ne nuk e kemi kulturën e të protestuarit sepse shoqërisë sonë i mungon organizimi.
Sipas tij njerëzit nuk shohin një alternativë qeverisëse te opozita nesër dhe kjo na ka bërë ne të arrijmë në pikën se e keqja më e vogël është po aq e madhe sa e keqja që duhet të zëvendësohet.
Kam mbrojtur idenë dhe kur protestat prodhonin kosto që është shumë më mirë të kemi protesta edhe me këto kosto sepse kostoja e një shoqërie që nuk reagon është me e keqe kur nuk ka kulturë politike dhe pyetja që ngrihet është pse ne nuk kemi fuqinë si shoqëri të prodhojmë reagime qytetare sepse protesta qytetare në Shqipëri janë ngjarje të radha, ato ose iniciohen drejtpërdrejt ose në mënyrë të kamufluar vetëm nga forcat politike.
Kur protestonin minatorët të tjerët rrinin te kafja se thoshin nuk jemi minatorë, po kështu me blegtorët, dhe mjekët dhe në fund secili proteston nga pak për vete dhe finalja është se nuk arrijnë asgjë.
Ne nuk e kemi kulturën e protestës, nuk kemi sindikata, kemi vetëm dy sindikata figurativisht që s’bëjnë asnjëlloj veprimi në interes të qytetarëve dhe punëtorëve. Pse nuk ka një masivitet në këto reagime të nxitura nga opozita, sepse vetë mekanizmat nuk eksitojnë, opozita pse nuk frymëzon më tani, ky është një tjetër problem sepse nëse shohim pak sot rrjetet sociale ka një reagim shumë pavarësisht gjuhës dhe toneve reagim masiv ndaj deklaratës së një deputeteje.
Pse këta njerëz nuk vijnë te protesta sepse në atë që duhet të konsiderohet një alternativë qeverisëse për nesër për të zëvendësuar këtë qeveri kjo opozitë nuk e gëzon këtë. Opozitat e përqendrojnë luftën e tyre te denoncimet e pushtetit sepse në mënyrë historike këtu pushtetet janë krijuar me qëllimin të heqim këtë që kemi dhe të vëmë atë te dera. Mendoj se kemi arritur në një pikë ku e keqja më e vogël që supozohet është po aq e madhe sa ajo e keqja që duhet të zëvendësohet.



