
Megi Fino, vajza e Bashkim Finos, është emëruar zv/ministre për Europën dhe Punët e Jashtme. Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë në Këshillin e Ministrave.
Megi Fino u shfaq për herë të parë në radhët e socialistëve në kongresin e Partisë Socialiste, e cila mbajti një fjalim të ndjerë për të atin. Bashkim Fino, u nda nga jeta disa muaj më parë pasi humbi betejën me Covid-19.
VENDIMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave,
V E N D O S I:
Znj. Megi Fino emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.



