Krifca me homologun francez: Rritje produktit shqiptar në tregjet e Francës

Krifca me homologun francez: Rritje produktit shqiptar në tregjet e Francës

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca u takua sot me homologun francez Marc Fesneau, për të diskutuar mbi rritjen e prezencës së produkteve bujqësore shqiptare në tregjet franceze si dhe për forcimin e programit të asistencës franceze për blegtorinë shqiptare nëpërmjet Institutit Blegtora Francez, IDELE.

Dy ministrat diskutuan gjerësisht mbi zgjerimin e bashkëpunimit me Francën në blegtori, bujqësi, agropërpunim, veterinari dhe shërbimet agromjedisore mes dy vendeve tona.

Përveç kërkesës për të zgjeruar kontaktet mes tregjeve franceze dhe prodhuesve shqiptarë, Krifca shprehu interesin për ta shtrirë projektin e asistencës në blegtori, përveç Korçës dhe Gjirokastrës, edhe në qarqe të tjera.

Ministrat g dakordësuan mes tyre ndërtimin e planit konkret të punës për bashkëpunim cilësor në formën e asistencës teknike për fuqizimin e agjencisë së pagesave dhe rritje e shkëmbimeve të praktikave dhe standardeve mbi politikat aktuale të BE-së në bujqësi, marrëveshje e cila pritet të nënshkruhet në pranverën e ardhshme në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy