Deputetet e PDIU bashkojnë votat me PS për aktin normativ të buxhetit

Deputetet e PDIU bashkojnë votat me PS për aktin normativ të buxhetit

Pas diskutimeve dhe debateve të gjatë mes maxhorancës dhe opozitës në parlament, deputetët kanë votuar për aktin normativ të buxhetit dhe vendimet e tjera që ishin në rendin e ditës.

Akti normativ ka kaluar me 73 vota pro dhe 32 kundër, ndërsa votave të deputetëve të maxhorancës i janë bashkuar edhe dy deputetet e PDIU-së, Reme Lala dhe Elena Xhina. 

Gjithashtu është miratuar edhe ndihma ekonomike me 76 vota pro dhe 27 kundër. Ndërkohë, marrëveshja për vajin e ullirit dhe ratifikimi i marrëveshjes së huasë për asistencën sociale janë miratuar me 105 vota pro dhe asnjë kundër, pra kanë marrë edhe votat e opozitës.

Është njoftuar gjithashtu se seanca e ardhshme parlamentare do të jetë ditën e hënë, ku do të kalojnë në votim kandidatët e përzgjedhur nga komisioni i Ligjeve për kryeprokurorin e përgjithshëm të përkohshëm.

Ndërkohë votimi për zgjedhjen e dy anëtarëve të Autoritetit të Konkurrencës u shty, pasi ishin vetëm dy kandidatë, nga katër që duheshin..


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy