
Gjykata e Posaçme vendos të martën ora 10 për arrestin në shtëpi të Berishës.
Kjo seancë vie pas kërkesës së SPAK për të arrestuar Berishën pasi nuk respektoi masën ‘detyrim paraqitje’.
Ndërsa të mërkurën, nga ora 9 Gjykata e Lartë vendos se kujt i takon Vula e PD.
PD e Berishës dhe Rithemelimi kanë bërë rekurs dhe gjyqtari Artur Kalaja ka vendosur të mërkurën më 27.12.2023 ora 9 të shprehet me vendim.
NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 22.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit personal për personin nën hetim Sali Berisha, si i dyshuar për figurën e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
2. Bazuar në nenin 260 pika 4 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohet më datë 26.12.2023 ora 10:00.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar



