Mbledhja e grupit të PS, nga interpelanca me ministrin e Mbrojtjes te ndryshimi i ligjit për prefektin

Mbledhja e grupit të PS, nga interpelanca me ministrin e Mbrojtjes te ndryshimi i ligjit për prefektin

Bledi Çuçi mblodhi paraditen e sotme grupin parlamentar të Partisë Socialiste për të diskutuar mbi axhendën e javës së re në Kuvend.

Kreu i grupit parlamentar, Çuçi bëri një prezantim të projektligjeve që janë në rendin e ditës në seancën e së enjtes, e cila siç tha ai do të nisë me interpelancën e kërkuar nga kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Nasip Naço, me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Po kështu do të ketë diskutime në seancë për projektligjin “Për prefektin e qarkut”; projektligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”; projektligjin “Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar”, si dhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kolegjit të Evropës, për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë”.

Pas largimit të Benet Becit, Çuçi propozoi deputeten Enslemvera Zake për Sekretare të Grupit Parlamentar, propozim që mori mbështetje nga të gjjthë deputetët e pranishëm.

Në vijim të mbledhjes disa deputetë ngritën shqetësime të ndryshme sipas zonave që ata mbulojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy